“Zgjoi” jashtë nominimeve të Oscars 2022, vjen reagimi i Yllka Gashit

“Zgjoi” jashtë nominimeve të Oscars 2022, vjen reagimi i Yllka Gashit

16:44, 08/02/2022

Të martën është bërë e ditur lista e plotë e nominimeve për çmimet vjetore të Akademisë, “Oscars 2022”.

Shqiptarët me shumë entuziazëm pritën njoftimin për të nominuarit në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, në listën e ngushtë të të cilëve ndodhej filmi kosovar “Zgjoi”.

Mirëpo fati nuk u gjend në anën e filmit të shumë çmimeve ndërkombëtare, pasi ai nuk arriti të nominohet në pesë filmat që konkurronin në këtë kategori.

Me gjithë zhgënjimin e përjetuar, aktorja e cila luan rolin kryesor në film, Yllka Gashi, bëri një postim në rrjetin social Facebook, duke i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën filmin “Zgjoi” gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Ky është statusi i plotë i aktores;

Përndryshe në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” janë nominuar filmat: “Drive My Car”, “Flee”, “The Hand of God”, “Lunana: A Yak in the Classroom” dhe “The Worst Person in the World”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco