Tensionet/ Gjermania mbyll televizionin publik ‘Russia Today’, Moska mbyll 'Deutsche Welle'-n

Tensionet/ Gjermania mbyll televizionin publik ‘Russia Today’, Moska mbyll 'Deutsche Welle'-n

12:16, 04/02/2022

Krahas mosmarrëveshjeve për Ukrainën, një luftë e re ka nisur mes Gjermanisë dhe Rusisë.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi të premten se kishte mbyllur zyrën e mediumit publik Deutsche Welle në Moskë, si masë reciprociteti e hakmarrjeje ndaj Berlinit.

Zyra e diplomacisë ruse njoftoi ndër të tjera se gazetarët do të humbasin akreditimet e tyre dhe se kanali do të ndalojë transmetimin në gjithë territorin e vendit dhe se masa po merret si një kundërpërgjigje ndaj Berlinit.

Të enjten, rregullator gjerman i medies urdhëroi mbylljen e transmetimit të televizionit publik rus, tashmë të ndërkombëtarizuar, ‘Russia Today’.

Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se të gjithë gjermanët e implikuar në mbylljen e transmetimit të medies ruse do të shpalleshin ‘Non-grata’, duke iu ndaluar atyre hyrjen në Rusi.

Ministria e Jashtme gjermane tha se vendimi i palës ruse është i pabazuar dhe se përkeqëson marrëdhëniet ruso-gjermane.

Televizioni Deutsche Welle i cili financohet nga shteti njoftoi se kishte paralajmëruar një protestë kundër mbylljes së redaksive të saj në Moskë dhe ndalimit të punës në Rusi, përfshirë edhe padi kundër Kremlinit.

Televizioni ‘Russia Today’ i cili gjithashtu financohet nga shteti rus, vazhdimisht ka transmetuar protestat që janë duke u mbajtur kudo nëpër Evropë kundër masave anti-covid, të cilat mediet e tjera i kishin censuruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco