Kjo është letra ku u përmend për herë të parë Prishtina (dokument)

Kjo është letra ku u përmend për herë të parë Prishtina (dokument)

10:09, 10/01/2022

Përmendja e parë e Prishtinës në shkrime, sipas një dokumenti të publikuar nga studiuesi Durim Abdullahu, daton në vitin 1325.

Në një status në Facebook, ligjëruesi kosovar ka dhënë më tepër informacion në lidhje me këtë fakt të rëndësishëm për kryeqytetin e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

“Përmendja e parë e njohur e Prishtinës në një dokument të shkruar, datohet në tetor të vitit 1325. Është fjala për një letër në të cilën Stefan Uroshi III (1276-1331), Mbreti i Serbisë, i njohur edhe si Stefan Deçanski, i shkruan Republikës së Raguzës. Në këtë letër, Stefan Uroshi III kërkon që nëse vijnë nga Raguza, Elia dhe Thomai, t'ia sjellin tributin apo haraçin e Shën Dhimitrit në Prishtinë (Pristinae). “, shkruan Abdullahu.

“Kjo letër është veneruar dhe pastaj botuar më 1913, në veprën me dokumente, "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia", nga Lajos Thallóczy, Konstantin Jireček dhe Milan Šufflay. Ky dokument mban numrin 710, në vëllimin e parë të kësaj vepre monumentale.”, përfundon postimi i Durim Abdullahut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco