Vdiq nga koronavirusi/ Baritoni me famë botërore ishte i vaksinuar

Vdiq nga koronavirusi/ Baritoni me famë botërore ishte i vaksinuar

11:14, 20/12/2021

Baritoni i njohur spanjoll, Carlos Marin ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi ka zhytur artin në zi. Marin ishte 53 vjeç. Ai ishte pjesë e bandës së njohur ‘Il Divo’.

Sipas Daily Mail, Marin u sëmur më 7 dhjetor. Më pas rezultoi pozitiv me Covid. Këngëtari u shtrua në një spital në Mançester të Anglisë.

Pas pak ditësh ai u vendos në koma të induktuar. Një burim tha se ai mbahej me frymëmarrje artificiale. Një ditë më parë u konfirmua vdekja e këngëtarit të famshëm.

Agjenti i tij tha se këngëtari ishte vaksinuar në Meksikë.

Ende nuk dihet se çfarë vaksine ka marrë baritoni. Në Meksikë përdoren edhe vaksina ruse dhe kineze.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar fansat dhe kolegët në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco