Rikthehet filmi ‘Magic Mike’

Rikthehet filmi ‘Magic Mike’

12:15, 01/12/2021

Channing Tatum dhe regjisori Steven Soderbergh do të ribashkohen për “Magic Mike’s Last Dance”, pjesa e tretë në sagën e striptistëve meshkuj të Warner Bros.

Filmi nuk do të shfaqet në kinema dhe në vend të kësaj do të shfaqet direkt në “HBO Max”, shërbimi i transmetimit në pronësi të “WarnerMedia”.

 

Reid Carolin, i cili shkroi dy filmat e parë, po kthehet për të shkruar hyrjen më të re rreth personazhit të Tatum, Mike Lane.

Megjithëse detajet e skenarit për kapitullin e ardhshëm nuk janë zbuluar, pritet që të përfundojë një hark në triologji.

 

Regjisori i “Magic Mike XXL”, Gregory Jackobs po prodhon “Vallëzimi i fundit i Magic Mike”, me Carolin, Nick Wechsler dhe Peter Kiernan.

Tatum konfirmoi lajmin në “Twitter”, duke ndarë një foto të seknarit të tij me mbishkrimin:

 

“Epo njerëz, duket sikur Mike Lane po hyn përsëri”.

Ai e shtjelloi emocionin e tij në një deklaratë për Variety, duke shkruar: “Nuk ka fjalë për sa i emocionuar jam që të bëhem pjesë përsëri pjesë e botës së ‘Magic Mike’ me Steven, Greg, Reid dhe njerëzit e mrekullueshëm në HBO Max”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco