Bëri zërin e kukullës në ‘Squid Game’, ja përse aktorja nuk e ka parë ende serialin

Bëri zërin e kukullës në ‘Squid Game’, ja përse aktorja nuk e ka parë ende serialin

14:09, 23/11/2021

 “Squid Game” padyshim është kthyer në serialin më të ndjekurin në botë ku ka mbledur përpara vetes milon adhurues.

Aktorja e njohur 10-vjeçare Reagan To është bërë e njohur në të gjithë botën pas është vajza që qëndron pas zërit të kukullës gjigande në serial.

Megjithatë, ajo ende nuk e ka parë serialin hit të Netflix.

Gjithçka filloi kur babai im i kërkoi mamasë sime të shikonte ‘Squid Game’ pasi ishte shfaqja më e njohur në botë në atë kohë.

'Ata nuk e kishin idenë se ishte zëri im, dhe kur arritën në atë skenë ata thanë, ‘prit një moment'  kjo është Reagan, ky është zëri i saj’, tha ajo.

Mamaja ime e kërkoi atë në mediat sociale dhe zbuloi se njerëzit po përdornin zërin tim në videot e YouTube dhe madje u shfaq në Saturday Night Live për një skeç”, tregoi 10-vjeçarja.

“Unë nuk kam parë asnjë prej tyre. Mamaja ime më ka treguar pak, por pikërisht përpara pjesës së dhunshme ajo sapo e ndaloi atë.

"Dhe edhe vëllai im, ai është katërmbëdhjetë vjeç dhe prindërit e mi nuk e lejojnë as ta shikojë atë”, ka thënë Regan.

To zbuloi gjithashtu se familja e saj kohët e fundit u vesh si personazhe nga ‘Squid Game’ për Halloëeen, dhe ajo vetë natyrshëm si kukulla gjigante zërin e të cilës ajo bën.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco