'Gratë në parlament' shfaqet sonte në Teatrin 'Adriana'

'Gratë në parlament' shfaqet sonte në Teatrin 'Adriana'

11:50, 22/11/2021

Sonte me 22 nëntor , ora 19:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj jepet sërish shfaqja “Gratë në Parlament” sipas Aristofanit me regji nga Elmaze Nura, shkruan Syri.net Kosova.

Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, Valdrin Osmani, Jajush Ramadani, Milot Salihu, Valdrin Osmani dhe Doruntina Xhemajli, luajnë në këtë projekt teatror.

Kompozitor është Gëzim Hasani, tekstet e këngëve janë shkruar nga Blerim Haxhiaj, skenografia është bërë nga Bekim Korça, kostumografia nga Eleonora Gagica, ndërsa koreografia nga Kreshnik Musolli.

Kjo është hera e dytë që regjisorja Elmaze Nura bën shfaqje në Teatrin e Ferizajit. Më herët, me shfaqjen, ‘Kopraci”, produksion i po këtij teatri, ajo përfaqësoi Kosovën në një ndër Festivalet më të mëdha në botë në Kajro të Egjiptit –Cifcet, ndërsa u shpërblye në Festivalin e Dibrës në Maqedoni me çmimin për Regjinë më të mirë.

Në vitin 2020, Nura u shpall regjisorja më e mirë e vitit, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për regjinë në shfaqjen “Kopraci”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco