Pallati i ri i Kulturës 'hedh shtat' në Ferizaj (Foto)

Pallati i ri i Kulturës 'hedh shtat' në Ferizaj (Foto)

11:21, 19/11/2021

Komuna e Ferizajit ka intensifikuar punimet në ndërtimin e një objekti të ri që do të shërbejë për sferën e kulturës.

Kryetari i rizgjedhur që në raundin e parë, Agim Aliu, ka postuar disa foto nga ecuria e projektit, shkruan Syri.net Kosova.

“Me punimet e çdoditshme që po lartësojnë shtatin e Pallatit të Kulturës në Ferizaj.”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook.

Agim Aliu vazhdon të ketë një mbështetje të madhe në komunën e Ferizajit, ndër më të mëdhatë në vend.

Pallati i ri i kulturës, do të lehtësojë aktivitetet e artistëve në këtë komunë, që vuajnë për mungesë hapësirash të përshtatshme për realizimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco