Përurohet libri ‘Nënë Tereza në jetën time’, takimet emocionuese të Liri Berishës me Shën Terezën

Përurohet libri ‘Nënë Tereza në jetën time’, takimet emocionuese të Liri Berishës me Shën Terezën

23:18, 18/11/2021

Libri “Nënë Tereza në jetën time” i Liri Berishës ka zgjuar kureshtjen e lexuesve, ndërsa autorja rrëfeu për Syri Tv takimet me Nënë Terezën dhe dëshirë që e ngacmonte për ta shkruar këtë libër. Të ardhurat nga shitja e librit do të përdoren për të ndihmuar fëmijët në nevojë dhe Shtëpinë e Motrave të Nënë Terezës u shpreh autorja

 “Nënë Tereza në jetën time” ka mbledhur dashamirës të librit dhe ka zgjuar kureshtjen e lexuesve të gjendur në Panarairin e Librit. Një rrëfim përjetimesh, takimesh emocionuese dhe një qasje për t’i dhënë vendin e merituar, që mungoi në periudhën e errët të dikaturës figurës së Shën Terezës, këto janë disa nga rrafshet e librit të Zonjës Liri Berisha. Në një intervistë për Syri TV, Zonja Berisha tregoi për kohën kur e njohu Shenjtoren Terezë dhe dëshirë që e ngacmonte për ta shkruar këtë libër:

E ndërsa bisedat me Sarën kishin qëllim njohjen e mbesës me figurën e ndritshme dhe kontributin e Nobelistes Nnën Terezë, zonja Berisha thotë se në libër kahet e mendimeve të dy kohëve vijnë përmes faqeve të tëra, për të kuptuar se si regjimi i detyronte të mendonin e për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të Sarës

Të ardhurat nga shitja e librit do të përdoren për të ndihmuar fëmijët në nevojë dhe Shtëpinë e Motrave të Nënë Terezës u shpreh autorja.

Liri Berisha e quan Nënë Terezën, si përjetim e saj të jetës, ndërsa libri është një ftesë për të njohur nga afër Nobelistes, që ndryshoi botën përmes veprave të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco