Dwayne Johnson nuk do të përdorë më armë të vërteta në xhirime për shkak të aksidentit të Baldwin

Dwayne Johnson nuk do të përdorë më armë të vërteta në xhirime për shkak të aksidentit të Baldwin

09:40, 07/11/2021

Aktori i njohur i Hollivudit, Dwayne Johnson, i njohur më mirë si The Rock, ka thënë se pas tragjedisë në xhirimet e filmit “Rust”, nuk ka ndërmend të përdorë më armë të vërteta në xhirime, shkruan CNN.

Johnson theksoi se është tronditur thellë nga tragjedia në xhirimet e filmit "Rust" dhe se synon të ndërmarrë një nga hapat e parë që do të sjellë ndryshime në industrinë e filmit të Hollivudit.

"Ne do të fillojmë të përdorim pistoleta gome, gjithçka që nuk është filmuar siç duhet do të përpunohet më tej në postproduksion.

Nuk na intereson të fitojmë para. Nuk na intereson sa do të kushtojë", tha ai prerë.

Kujtojmë, Alec Baldwin vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza gjatë xhirimeve të "Rust" në fund të tetorit.

Baldwin ka bashkëpunuar me policinë dhe familjen e viktimës Hutchins që në fillim të hetimeve dhe së shpejti do të bëhet e ditur se përse në armë nuk kishte boshllëqe të zakonshme dhe kush i vendosi plumbat e vërtetë në armë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco