Superlajm për artistët, MKRS blen veprat e tyre

Superlajm për artistët, MKRS blen veprat e tyre

14:28, 11/10/2021

Bazuar në Vendimin me Nr. 11/24, të datës 11.08.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes, mbështetjes dhe promovimit të krijimtarisë vendore bashkëkohore, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike shpall konkurs publik për blerjen e veprave të artit vizual dhe audiovizual për pasurimin e fondit aktual shtetëror të artit.

Artistët në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me vepra nga disiplina të ndryshme të arteve pamore:

1. Pikturë
2. Skulpturë
3. Vizatim
4. Grafikë
5. Tekstil
6. Qeramikë
7. Dizajn industrial
8. Art digjital
9. Video art
10. Performancë
11. Instalacion
12. Të tjera

Për të kuptuar detajet tjera dhe për aplikim ju lutemi të vizitoni linkun e bashkangjitur:

https://www.mkrs-ks.org/?page=1,114
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco