'1 vit pa Adem Mikullovcin', MKRS: Veprimtaria e tij, mbetet e pavdekshme

'1 vit pa Adem Mikullovcin', MKRS: Veprimtaria e tij, mbetet e pavdekshme

21:41, 15/09/2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kujtuar artistin e njohur Adem Mikollovcin me rastin e përvjetorit të tij të parë të vdekjes, shkruan Syri.net Kosova.

Në reagimin e MKRS-së thuhet se kontributi që ka dhënë Mikollovci për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesë.

“Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

1 vit pa Adem Mikullovcin

Sot u bënë një vit që shoqërisë tonë i mungon një prej figurave më të veçanta të artit dhe kulturës.

Adem Mikullovci ishte një person me plot pozitivitet dhe këtë energji e përcolli tek të gjithë deri në fund të jetës së tij.

Kontributi që ka dhënë për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë dhe të brezave pas nesh.

Në karrierën e tij luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisorë i shumë filmave.

Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur.

Përmes filmave, dramave, serialeve ai ka hedhur dritë dhe ka treguar revoltën e kundërshtimin për ngjarje  të shumta në shoqërinë tonë.

Këtë e bëri edhe më vonë me angazhimin e tij politik.

Veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco