Për shkak të masave, shtyhet 'Hardh Fest'

Për shkak të masave, shtyhet 'Hardh Fest'

14:00, 30/08/2021

Që nga data 30 gusht kanë hyrë në fuqi masat e reja të miratuara nga qeveria Kurti.

Masat e reja parashohin bartjen e obligueshme të maskes, ora policore nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit,shkurtimi i orarit të gastronomisë deri në orën 21:30, hyrja në territorin e Kosovës vetëm me kartelën e vaksinës së plotë të kryer ose me njërën dozë apo me testin PCR negativ, të cilat parashihen të jenë në fuqi deri me 13 shtator.

E pas këtyre masave të ndërmarra, në pamundësi për t’u mbajtur, është shtyrë Hardh Fest.

Hardh Fest është shtyrë deri në një datë më të përshtatshme të realizimit.

Festivali i rrushit që mbahet çdo vit në Rahovec është paraparë të mbahet me datën 3, 4 dhe 5 shtator dhe ka për qëllim promovimin e verës dhe rakisë.

Këtë vit Hardh Fest, feston vitin jubilar, vitin e 20-të me radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco