Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, Meta: Kaloi kalvar vuajtjesh pse guxoi të japë shpresë!

Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, Meta: Kaloi kalvar vuajtjesh pse guxoi të japë shpresë!

20:26, 29/08/2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të këngëarit Sherif Merdani.

Meta thekson se Merdani kaloi kalvar të vuajtjeve në komunizëm, vetëm pse ka guxuar të japë shpresë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje.

I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Sherif Merdani do të kujtohet përherë me nderim dhe respekt!

"...Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,

'Let it be', kam për të kënduar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco