Publikohet traileri i parë i serialit 'Spencer', ja cila aktore interpreton Princeshën Diana

Publikohet traileri i parë i serialit 'Spencer', ja cila aktore interpreton Princeshën Diana

15:53, 27/08/2021

Drama “Spencer” sjell trailerin e saj të parë nga regjisori Pablo Larra dhe aktore kryesore Kristen Stewart e cila shfaqet duke interpretuar Princeshën Diana.

Ky zhaner do të shfaqë një periudhë të jetës së Princeshës dhe ngjarjet do të shpalosen gjatë sezonit të Krishtlindjeve, ndërsa Diana përpiqet t’i japë fund martesës së saj me Princin Charles, interpretuar nga Jack Farthing, shkruan “E!News”.

Breda skenave nuk ka shumë dialog, ndërsa pamjet regojnë Steëart duke vallëzuar me një veshje baleti, duke luajtur me djemtë e saj, Princin William dhe Princin Harry, duke pozuar para fotografëve dhe të veshur me disa nga pamjet ikonike të princeshës.

Filmi biografik do të shfaqet në kinema më 9 nëntor. Por fillimisht, filmi do të shfaqet për herë të parë në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco