A jeni gata për ta parë, ja data e publikimit të filmit 'Fast and Furious 10'

A jeni gata për ta parë, ja data e publikimit të filmit 'Fast and Furious 10'

22:07, 19/08/2021

Vazhdimi i dhjetë i “Fast and Furious” do të publikohet në vitin 2023.

“Fast and Furious 10” do të debutojë në kinema më 7 prill 2023.

Pjesa e dytë e filmit të fundit “Fast and Furious” do të drejtohet nga regjisori Justin Lin, ndërsa xhirimet do të fillojnë në janar të vitit 2022.

Edhe pse ende nuk dihet kasti i aktorëve, pritet që Vin Diesel të kthehet bashkë me Tyrese Gibson, Sung Kang, Chris Bridges, Jordana Brewster dhe Michelle Rodriguez.

Sipas EW, Dwayne Johnson nuk do të kthehet në vazhdimin e filmit dhe ende është e paqartë nëse John Cena do të luajë sërish rolin e Jakob Toretto.

“Fast and Furious 9” theu rekorde duke grumbulluar 170 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara ndërsa më shumë se 500 milionë në tërë botën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco