Filmi 'Zgjoi' bëhet pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Filmi 'Zgjoi' bëhet pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

21:07, 18/08/2021

Filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

“Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se filmi ynë ‘Zgjoi’ është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (Forum) – i cili sjell arritjet më të mira të filmave rajonalë”, thuhet në njoftim.

“Sarajevo Film Festival” do të mbahet nga 13 deri më 20 gusht.

‘Zgjoi’, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Kujtojmë se bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco