Gerard Butler vjen me filmin me të ri, i cili do të dalë në mes të shtatorit

Gerard Butler vjen me filmin me të ri, i cili do të dalë në mes të shtatorit

21:38, 11/08/2021

Është publikuar paraqitja e re e shkurtër e filmit “Copshop”, në të cilin luajnë Gerard Butler dhe Frank Grillo.

Një stacion policie nga një qytet i vogël bëhet rastësisht një vend konfrontimi midis një vrasësi profesionist, një polici të zgjuar dhe një mashtruesi famëkeq, i cili kërkon strehim tek ata, duke mos pasur ku tjetër për të ikur.

Regjisorit i këtij thrilleri aksion është Joe Carnahan, i cili në një farë mënyre njihet si një specialist i këtij zhanri.

“Boss Level”, “Stretch”, “The Grey”, “The A-Team”, “Smokin ‘Aces” – janë vetëm disa nga realizimet e këtij filmbërësi.

Premiera e filmit “Copshop” është planifikuar të jepet më 17 shtator të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco