Ndërron jetë solistja e parë e Ansamblit

Ndërron jetë solistja e parë e Ansamblit

15:36, 02/08/2021

Solistja e parë e Ansamblit Lili Këlliçi ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare .

Ajo ishte një personalitet i madh në botën e artit të kreogrfisë shqiptare për 30 vjet.

Lili kaloi një fëmijëri të lumtur dhe natyrisht pa nga afër vitet e vështira, por shpresëdhënëse të Luftës Anti-Fashiste Nacional-Clirimtare.Përjetoi dhe betejën me vdekjen kur fill pas luftës kaloi tifon .

 Të gjitha këto sëbashku me entuziazmin e viteve të para të Clirimit, gdhendën tek Lili një karakter të fortë, një optimizëm , një dashuri dhe solidaritet për njerëzit që ajo e reflektoi për gjatë gjithë viteve të jetës së saj të gjatë.

Që në fëmijëri ajo tregoi dhunti në artin e kërcimit, duke i mahnitur banorët dhe sidomos vogëlushët e rrugës “Siri Kodra “.

Pasi mbaroi shkollën “Lidhja e Prizrenit”Lili ndoqi studimet në Institutin Femëror Pedagogjik, Tiranë ,që e përfundoi me rezultate të larta. Por Lili dashuronte baletin dhe ishte e angazhuar drejt-përdrejt me grupet artistike të sapo ngritura!

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco