'Ana në Tropik', të enjten premiera e regjisores Elmaze Nura në Teatrin e Gjakovës

'Ana në Tropik', të enjten premiera e regjisores Elmaze Nura në Teatrin e Gjakovës

16:20, 28/07/2021

“Ana në Tropik”, është premiera e radhës e regjisores Elmaze Nura.  Të enjten me 29 korrik, kjo premierë shfaqet në Teatrin e Gjakovës “Hadi Shehu” prej orës 19.30, shkruan Syri.net Kosova.

“Ana në Tropik”, është një dramë e njohur nga Nilo Cruz, që ka fituar çmimin Pulitzer.

Drama zhvillohet në sfondin e një fabrike puroje në Florida gjatë Periudhës së Prohibicionit.

Në atë kohë, u rritën tensionet midis traditave të vjetra dhe mënyrave të reja edhe në Ybor City ku kërcënimi i makinave të reja mekanike të rrotullimit të purove shfaqet mbi punëtorët e fabrikës, të cilët rrotullojnë puro me dorë, në mënyrën tradicionale.

Në rrezik është edhe tradita e lektorit, i cili lexon me zë të lartë për të kaluar kohën.

Një paralele është tërhequr nga autori me ‘Ana Kareninën” e Tolstoit, gjatë situatave e konflikteve dramatike që nxjerrin në pah personazhet interesante.

Shfaqja është dinamike, ka plot ngjyra dhe emocione të forta.

Luajnë : Edmond Hafizademi, Arbies Komoni, Yllka Lota, Vlora Dervishi

Vlera Pylla, Edi Gjakova, Besfort Berberi, Altina Kusari

Skenografia është realizuar nga Petrit Bakalli, kostumografia nga Alma Krasniqi dhe muzika nga Adhurim Grezda.

Kjo është shfaqja e dytë e regjisores Elmaze Nura gjatë këtij viti. Më herët ajo realizoi komedinë “Gratë në Parlament” në Teatrin e Ferizajit “Adriana Avdyllahu”. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco