Pasi u fotografua me Albin Kurtin në Canne, pezullohet drejtori i QKK-së, Arben Zharku

Pasi u fotografua me Albin Kurtin në Canne, pezullohet drejtori i QKK-së, Arben Zharku

15:05, 19/07/2021

Arben Zharku është pezulluar nga detyra e drejtorit të QKK-së.

Ka qenë Komisioni Disiplinor i MRKS-së që ka pezulluar Zharkun nga kjo pozitë, shkruan Syri Kosova.

Vendimi për të ka ardhur sot, pikërisht në ditën kur ai u kthye nga Festivali i Cannes, ku ishte bashkë me Albin Kurtin, me të cilin edhe u fotografua.

Zharku dyshohet për keqpërdorime në krye të QKK-së.

Miliona euro  ka dhënë qeveria për subvenckionimin e filmit, por ka dyshime se fondet publike janë abuzuar.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco