Shfaqja 'Pa vend' në Kanë - ndër premierat më të rëndësishme për Kosovën

Shfaqja 'Pa vend' në Kanë - ndër premierat më të rëndësishme për Kosovën

14:49, 17/07/2021

Filmi ‘Pa vend’ nga Samir Karahoda shfaqi në Kanë ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar deri tani. 

Filmi u shfaq në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtë dhe garon për Palmën e Artë.

Prezent në premierë ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili erdhi në Kanë për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova dhe në bashkëprodhim me Kosovën që shfaqin premierat në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë (“Pa vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”).

Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.

Ekipi i filmit përbëhet nga:
Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda
Producent: Eroll Bilibani
Montazhi: Enis Saraçi
Dizajner zëri: Memli Kelmendi
Xhirues Zëri: Gëzim Rama
Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati

Filmi është produksion i shtëpisë filmike SK PICTURES dhe është mbështetur nga: Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Mabetex Group, TV Arte, TV Yle, Dokufest dhe distribuohet nga Radiator IP Sales.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco