Në Festivalin e Kanës, shfaqet premiera botërore e filmit 'Pa vend'

Në Festivalin e Kanës, shfaqet premiera botërore e filmit 'Pa vend'

18:04, 16/07/2021

Filmi i shkurtër “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Pa vend” sjell rrëfimin e klubit të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’, duke sjellë ngjarjen në kontekstin e situatës aktuale dhe “Pa vend” tregon përpjekjet e dy protagonistëve të udhëhequr nga trajneri i tyre që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë.

Xhirimet e këtij filmi kanë filluar në muajin shtator të vitit të kaluar dhe është filmi i dytë nga Kosova që arriti këtë sukses.

Gjatë një interviste për Demokracia.com, Samir Karahoda tha se është kënaqësi dhe krenari që filmi i tij përfaqëson Kosovën në Festivalin e Kanës.

Në bazë të fotografive të publikuara filmi është pëlqyer nga publiku.

Filmi “Pa vend” është pjesë e garës për çmimin prestigjioz Palme d’Or në festivalin e Kanës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco