Vdes në moshën 58 vjeçare kitaristi i grupit të njohur

Vdes në moshën 58 vjeçare kitaristi i grupit të njohur

08:19, 16/07/2021

Jeff LaBar i njohur më së miri si kitarist i grupit metal Cinderella ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare.

Ishte djali itij Sebastian që konfirmoi lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

‘’Babi im, heroi im, idhulli im vdiq sot. Jam pa fjalë. Të dua pop. Ju lutem nëse keni foto dhe video të gjitha kohërave që keni kaluar me babanë tim publikojini, do ta vlerësoja shumë’ shkroi Sebastian në postimin e tij.

LaBar u lidh me grupin e Cinderella në 1985 pasi kitaristi themelues i grupit Michael Schermick u largua.

 Shkaku i vdekjes së Jeff Labar nuk është zbuluar ende, por thuhet se ish-gruaja e tij Gaile LaBar-Bernhardt e ka gjetur atë pa ndjenja në shtëpinë e tij në Nashville të mërkurën, 14 Korrik 2021.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco