Mësoni cila është lista e librave dhe këngëve të preferuara të Barack Obamas

Mësoni cila është lista e librave dhe këngëve të preferuara të Barack Obamas

21:49, 11/07/2021

Barack Obama ka publikuar listën vjetore të librave që duhen lexuar gjatë verës, si dhe një listë me këngët e tij të preferuara, duke vazhduar traditën që nisi kur ai ishte president.

Midis librave të zgjedhur nga Obama janë “To Klara and the Sun”, romani i tetë nga fituesi i çmimit Nobel, Kazuo Ishiguro dhe libri i Patrick Radden Keefe, “Empire of Pain: The Secret History of the Sackler Dynasty”, një ekzaminim i familjes Sackler dhe rolit të saj në epideminë e opioidit.

“Pavarësisht nëse keni shkuar në plazh ose jeni rrotulluar në divan në një ditë me shi, nuk ka asgjë si të ulesh me një libër të mirë gjatë verës,” shkroi Obama në një postim në Instagram, duke shtuar: “Ndërsa ishim akoma në Shtëpinë e Bardhë, fillova të ndaj të preferuarat e mia të verës – dhe me kalimin e viteve, është bërë një traditë e vogël që pres ta ndaj me të gjithë ju. Kështu që pa shumë fjalë, këtu janë disa libra që unë kam lexuar së fundmi. Shpresoj se do t’i shijoni ato aq shumë sa unë.”

Komentuesit në postimin në Instagram gjithashtu kërkuan që Obama të publikojë listën e këngëve të tij të preferura gjatë verës, dhe ai ashtu bëri.

“Këtu është një listë me këngët që kam dëgjuar kohët e fundit dhe është një përzierje e emrave të vjetër dhe të rinj, të arritur dhe atyre të cilat janë në zhvillim”, ka shkruar Obama.

Në këtë listë ka këngë të Jazmine Sullivan, Rihannas, Migos, Bruno  Mars, Sabrina Claudio dhe shumë artistë të tjerë.

Kujtojmë se Barack Obama ishte president i ShBA-ve  nga 20 janari i vitit 2009 deri më 20 janar 2017. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco