Qyteti i Pukës dhe ‘Shko në Open Cinema’

Qyteti i Pukës dhe ‘Shko në Open Cinema’

15:15, 08/07/2021 Nga Enver Morina

Nuk ka të bëj me familjen e flijuara për atdheun! Përvjetorët ikin më shpejtë se ditët, për t’u përsëritur në një çast tjetër, larg ardhmërisë. Ftesa erdhi e plotë! Ndryshku i dhëmbëve më çakërdisi në vendin malor. Në Pukën e Migjenit, vend i cili nuk e shpëtoj dot klima e freskët nga postnovelat e Qytetit të Veriut. Fal’lmnderit Skënder Jaçe! Fal’mnderit Open Cinema!

Shfletimi i revistës mikse “Cineuropa”, i takon një ëndërrimi të përhershëm për një revistë në hapësirën shqiptare enkas për kinemanë dhe filmin. Gjë e pamundur! Pardon!? Asnjë gazetë e shtypur tashmë në Republikën e Kosovës! Nuk e di se ç’ndodh në hapësirat tjera përreth që nga Ballkani Perëndimor e deri te Evropa Juglindore, por vite më parë në Kuçovë dhe këto ditë në Pukë pashë kinemanë e hapur, në ambient të freskët të mbrëmjes! “Open Cinema” e mundëson këtë falë ideatorit dhe realizimit te Skënder Jaçes.

Takimi i parë kulmoj në kinemanë e Kuçovës me emrin e të madhit Kadri Roshi. Në prag të pandemisë. Takimi me Anisa Markarian, Kliti Roshi, ritakimet me Rajmonda Bulkun, Kristaq Janushin, Suela Konjarin dhe të tjerë.

Në Pukë ishte krejtësisht ndryshe. Rrugëtimin e mora nga ana e kundërt! Rruga e gjatë të qon më shpejtë. Në Shkodër vapë. Për herë të parë në rrugën e vjetër të kombit, pas disa vite! Shiu më priti në Pukë. Megjithatë mbrëmja u kthjellua.

Në vitin 1971 në Kijevë, në pëlhurën e bardhë në mbrëmjen që do binte errësira pashë për herë të parë një film artistik. Ishte filmi bardhë e zi “Njësiti gueril”. Një fjalë që nuk duhet lënë peng! Falënderim për banorët e Pukës që strehuan mijëra shqiptarë të Kosovës të dëbuar dhunshëm nga forcat militare serbe në vitin 1998.

Kthimi është më tekanjoz. Në Tiranë. Tashmë një rutinë për tek “Lukrecia Borxhia” shfaqja e fundit që pashë në Teatrin Kombëtar të Tiranës. Mbindërtime përreth Sheshit, hapësirë tashmë që nuk i afrohet as fotografive të para vitit 2000 ...

“Open Cinema” homazh për kineastët: Sandër Prosi, Kadri Roshi, Agim Qirjaqi, Besa Imami, Naim Frashëri, Sulejman Pitarka, Bujar Lako, Drita Pelinku, Shpresa Bërdëllima, Violeta Manushi, Bep Shiroka, Albert Vërria, Elida Cangonji, Vangjush Furrxhiu, Xhevdet Ferri, Pandi Raidhi, Ndrek Luca, Fadil Hasa, Llazi Serbo, Nikolin Xhoja, Viktor Gjika, Muharem Fejzo, Ibrahim Muçaj, Gjergj Xhuvani, Kujtim Gjonaj, Fehmi Oshafi, Gëzim Erebara dhe Rikard Ljarja ... Nuk harron as homazhin për Bekim Fehmiun. Bashkëbisedimet me disa nga ta, që i arrita me vonesë, e kanë përhershmërinë e rinjohjës së veprave filmike. Qofshin ata edhe bardhë e zi. Risjellë këngën “Eja në Open Cinema” me tekst te Jorgo Papingjit, muzikë te Enis Mulaj, të kënduar nga Irma Libohova:

“Jeta është një film i bukur

Pa skenar, pa regjisor

Dhe një moment për mos ta humbur luajmë veten si aktor

Në do që kohën ta ndalosh dhe miqtë e vjetër ti takosh, eja në kinema, kinema

Në do që kohën ta ndalosh dhe miqtë e vjetër ti takosh, ka një Open Cinema

Ju miq të vjetër e të ri, eja dhe ti, eja dhe ti

Se Open Cinema ku shkon, ajo gjithë njerëzit i bashkon

Se filmi është si një album, me vende, njerëz e ngjarja shumë

Dhe historia të mos humb, aty je ti, aty je ti, se jemi ne e jemi shumë

Në je i ri, a je në moshë dhe historinë do ta kujtosh, edhe për ty një zgjidhje ka, eja në Open Cinema ...”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco