Çelet ekspozita 'Ringjallja' e Amarildo Ruçit, piktori: Punimet prekin qeniet njerëzore

Çelet ekspozita 'Ringjallja' e Amarildo Ruçit, piktori: Punimet prekin qeniet njerëzore

14:25, 08/07/2021

“Ringjallja” është ekspozita e fundit e piktorit Amarildo Ruçi, që është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Punimet që shkojnë nga një nocion në tjetrin, vënë në qendër ciklet e jetës, për të shkuar deri te vdekja, ndërsa figura e kameleonit simbolizon ndryshimet shpirtëore dhe gjithçka që pësoi njeërzimi gjatë periudhës së pandemisë Covid 19.   

Nga SYRI TV.

Një ringjallje shpiërtëore që kapërcen të gjitha ndjesitë dhe kohërat e vështira, një ngacmim artistik që lindi përgjatë periudhës së pandemisë, për të krijuar ciklet që përqafin jetën, dualitetet mes konceptesh të kundërta e po ashtu shumëngjyrësia dhe simbolikat, më të dukshme në piktura. Amarildo Ruçi tregon se si erdhi tek ai Ringjallja. 

Kjo ekspozitë prek të gjithë qenien njerëzore të gjithë natyrën e saj, ku emocionet përplasen me njera-tjetrën, si dashuria dhe urrejtja, jeta dhe vdekja janë disa nocione të cilat krijojnë në pjesë më të madhe të gjithë kuptimin e veprës. Kjo ekspozitë qëndron te pjesa e surrealizmit simbolik. Unë jam një artist që e kam përdorur simbolikën dhe më parë, edhe në këtë ekspozitë janë simbolikat e saj siç është një figurë që shihet më së tepërmi, si ajo e kameleonit, kameleoni simbolizon ndryshimin e gjendjes shpirtërore tek unë si artist në radhë të parë, ndodhta edhe prek jetën e njerëzve se si ka nxdryshuar  pas periudhës së panemisë dhe kufizimeve.

Gjithcka nis me një vdekje shpirtërore, që pasqyrohet përmes një tullumbaci të  zi dhe më pas vjen procesi i ripërtëritjes, për të mbërritur te ringjallja në formën e saj më të plotë.

Unë i kam përcaktuar si fazat e jetës, janë rreth shtatë faza deri në përfundim, gjithashtu kemi dhe një element tjetër që është i panjohur. Kam prekur dhe pjesën e qenieve të cilat ne nuk i shohim, nuk i njohim  sepse siç dihet më ka ngacmuar gjithmonë kjo pjesa e universit të panjohur.

Ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco