Jodie Foster merr çmimin 'Palme d’Or' në Festivalin e Filmit në Kanë

Jodie Foster merr çmimin 'Palme d’Or' në Festivalin e Filmit në Kanë

21:17, 06/07/2021

Jodie Foster po merr një çmim të madh!

Aktorja 58-vjeçare e “Silence of the Lambs” u pa duke mbërritur në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë në 2021 të martën (6 korrik) në Kanë, Francë.

Jodie kishte veshur një këmishë të bardhë me mëngë dhe një fund të zi për pamjen e saj, të cilën e shoqëroi me taka të zeza.

Aktorja dy herë fituese e Oskarit po nderohet me çmimin Palme d’Or për arritje jetësore, i cili është çmimi më i madh i kësaj ngjarjeje.

Ajo u pa duke biseduar me Spike Lee, i cili është president i jurisë së konkursit për festivalin e këtij viti.

Jodie mori pjesë në Kanë për here të pare në moshën 13-vjeçare për rolin e saj në “Taxi Driver”.

Përfituesit e tjerë të Palme d’Or përfshijnë Jane Fonda, Bernado Bertolucci dhe Jeanne Moreay.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco