Po përgatitet fjalori më i madh i gjuhës shqipe, bashkëpunim mes Tiranën dhe Prishtinës

Po përgatitet fjalori më i madh i gjuhës shqipe, bashkëpunim mes Tiranën dhe Prishtinës

20:05, 06/07/2021

Në mjediset e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës për hartimin e veprës "Fjalor i madh i gjuhës shqipe" me rreth 100 mijë njësi leksikore (90 mijë fjalë dhe 10 mijë njësi frazeologjike), shkruan Syri.net Kosova.

"Ky është një projekt që drejtohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës, me Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe me Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Takimi është vijimësi e marrëveshjes së bashkëpunimi të nënshkruar më 10 qershor 2021 në mes të Institutit Albanologjik dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. dr. Hysen Matoshi.

Në takimin e sotëm u ndanë detyrat konkrete për punonjësit e Degës së Gjuhësisë të përfshirë në këtë projekt.", thuhet në njoftimin e IAP-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco