Instagram konfirmon zhvillimin e shërbimit 'Exclusive Stories'

Instagram konfirmon zhvillimin e shërbimit 'Exclusive Stories'

23:21, 01/07/2021

Pasi Twitter prezantoi shërbimin e ri Super Follow, Instagram vendosi të ndjekë të njejtën rrugë dhe po punon për ofrimin e funksionit “Exclusive Stories”. 

Gjatë javëve të fundit, Alessandro Paluzzi ishte në gjendje të tregonte mënyrën se si ky shërbim i ri do të funksionojë.

Pak a shumë Exclusive Stories është tepër e ngjashme me Close Friends, por është dizenjuar në mënyrë të veçantë për krijuesit. 

Kur një përdorues bie në kontakt me një Story që është e aksesueshme vetëm nga personat e abonuar, Instagram do të shfaqë një mesazh që thotë: “Vetëm personat e abonuar mund të shikojnë këtë Story”.

Super Follows e Twitter, për shembull, do të funksionojë në formën e një abonimi mujor që do të lejojë përdoruesit të shikojnë përmbajtje ekskluzive dhe community access me krijuesit për vetëm $4.99/ muaj.

Tashmë ne duhet të presim dhe të shikojmë se kur Instagram do të publikojë këtë shërbim dhe se si do të përballojë taksën 30% të Apple. Twitter ka vendosur të përdorë sistemin e pagesës së Apple për blerjet nga iPhone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco