Regjisori plas skandalin, me firmën e Jeton Nezirajt e Fisnik Ademit u mbushën xhepat e klientelës së Teatrit Kombëtar të Kosovës (Dokument)

Regjisori plas skandalin, me firmën e Jeton Nezirajt e Fisnik Ademit u mbushën xhepat e klientelës së Teatrit Kombëtar të Kosovës (Dokument)

14:22, 30/06/2021

Regjisori Sokol Plakolli ka vazhduar të publikojë dokumente që dëshojnë abuzim të rëndë të fondit të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Mijëra euro janë paguar krijuesit e angazhuar nga TKK, shumëfish më shtrenjtë sa paguhen artistët kosovarë zakonisht në projekte të ngjashme, shkruan Syri.net Kosova.

Për një kohë të gjatë është krijuar një lidhje klienteliste në krye të TKK-së, ku anëtarët e Këshillit Drejtues dhe menaxhmenti, kanë shfrytëzuar fondet publike për të realizuar pazaret e tyre, por jo edhe për të punuar në ngritjen e cilësisë teatrore dhe mbështetjen e artistëve të teatrit në Kosovë.

“Publikimi Nr. 3

O sa mirë me kan' Sërrp, Makedon Bullgar, Hungarez UDB ash ose rast social, kështu të hapen rrugët dhe i bën ka 2, 3 shfaqje në TKK ku edhe paguhesh 4 fishë, 8, 9, 10,11, 12 mijë euro qysh mundesh me u goditë ne pazar!

O sa keq me kan' Shqiptarë dhe me be shfaqje kombëtare në TKK ta pezullojnë shfaqjen, pas 8 muajsh pezullim ta largojnë krejtë prej repertorit si dhe ta prgjysmojne honorarin... “, ka shkruar Sokol Plakolli në rrjetin Facebook.

Dokumentet e publikuara nga Plakolli, mbajnë nënshkrimin e ish-kryetarëve të KD-së së TKK-së, Jeton Nezirajt dhe Fisnik Ademit.

Regjisori Sllobodan Unkovski është paguar 12 mijë euro për regjinë e shfaqjes “Pasardhësi”, ndërsa për dramatizimin e romanit të Kadaresë, Goran Stefanovskit i janë paguar 6 mijë euro.

Keq nuk ka mbetur as Burbuqe Berisha sipas këtyre dokumenteve. Regjisorja që ka qenë më herët edhe drejtoreshë e TKK-së edhe në Këshillin Drejtues, është paguar me honorar 10 mijë euro për regjinë e shfaqjes “Bryma e Vdekjes”.

Honorari mesatar për regjinë e një shfaqjeje në TKK shkon deri në 5 mijë euro.

Shfaqjet e lartpërmendura, nuk kanë pasur ndonjë sukses, por buxhetet e majme janë ndarë për to dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto abuzime të rënda të parasë publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco