Petrit Halilaj kthehet nê Kosovë për instilacionin ‘Lule mosmëharro 2020-2021’

Petrit Halilaj kthehet nê Kosovë për instilacionin ‘Lule mosmëharro 2020-2021’

17:58, 29/06/2021

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u prit një prej artistëve më të mëdhenj bashkëkohor shqiptar, Petrit Halilaj.

Arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë është prezantimi i instalacionit të famshëm “Lule Mosmëharro 2020 -2021”  nga ai dhe nga Alvaro Urbano, e cila do të hapet nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në kuadër të Austrada Bienale.

Ky instalacion do të jetë i hapur për publikun nga data 1 korrik deri më 11 shtator të këtij viti.

Petrit Halilaj është një prej artistëve që me punën e tij ka arritur suksese dhe është prezantuar në galeritë dhe vendet më të njohura të botës në fushën e artit. Ai punon mes Gjermanisë, Kosovës dhe Italisë ndërsa puna e tij është e bazuar në dokumente, narativa dhe kujtime të lidhura me historinë e Kosovës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Vatra Abrashi, Leutrim Fishekqiu, Alvaro Urbano,Övül Ö. Durmusogl, Joanna Ëarsza dhe këshilltari i ministrit, Liburn Jupolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco