Dëmet që i pësoi Teatri Kombëtar pas largimit nga Konventa Europiane e Teatrit

Dëmet që i pësoi Teatri Kombëtar pas largimit nga Konventa Europiane e Teatrit

15:07, 28/06/2021

Shkruan: Naim Berisha, aktor në trupen rezidente të Teatrit Kombëtar

Konventa Evropiane e Teatrit (acronim: ETC), është rrjeti më prestigjioz i teatrove publike evropiane, i cili u themëlua në vitin 1988, për të promovuar teatrin dramatik bashkëkohor europian, për të mbështetë mobilitetin e artistëve dhe për të zhvilluar shkëmbimin artistik në të gjithë Evropën dhe më gjërë.

Me projekte teatrale kreative dhe inovative me cilësi të lartë, ETC mëton të riafirmoi rolin e teatrit, forcën e brëndshme subvërzive të tij, për të formu një hapësirë publike europiane, duke ofruar qasje në kulturë për të gjithë publikun pa dallim. Duke i unifikuar krijuesit e teatrit dhe qytetaret e Evropës, ETC përdorë teatrin për të mbështetur dialogun ndërkulturor dhe më aktivitetet e tij, bën të mundur zhvillimin e kompetencave ndërkulturore në shoqeritë tona gjithnjë e më të ndryshme, brënda një bote hipër-konkurruese. Për t'iu përgjigjur këtyre sfidave, ETC përfaqëson teatrot publike evropiane dhe merr pjesë në shkëmbimin e praktikave të mira dhe ideve të mira midis institucioneve evropiane, shteteve anëtare dhe shoqërisë civile.

ETC është bërë rrjeti më i madh pan-evropian i këtij lloji, që përfaqëson mbi 40 teatro anëtare në 25 vende, 8,000,000 vizitorë teatri, më shumë se 11,000 të punësuar në teatro publike të paguar nga taksapaguesit (qytetarë) evropian, mijera artistë në mbi 20 vende dhe 16,000 shfaqje dhe ngjarje publike në vit.

ETC është rrjet i bashkëpunimit artistik në fushën e teatrit, që zhvillon projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe lëvizje artistike me fokus në shumëgjuhësinë, edukimin artistik dhe azhurnimin e qytetarëve evropian mbi teatrin.

ETC është një platformë profesionale për krijuesit e teatrit që inkurajon dialogun ndërkulturorë, organizon takime, investon në mundësitë e arsimit dhe trajnimit dhe inicion kërkime dhe botime në fushën e përkthimit.

ETC është një rrjet avokatie që përfaqëson sektorin publik europian të teatrit në një nivel politik dhe edukon marrëdhëniet e strukturuara afatgjata me institucionet politike evropiane.

ETC është organizata e vetme që përfaqëson interesat e teatrove publike në proçesin zyrtar të krijimit të vendimeve politike në Europë. Roli i ETC-së është krucial vëçanërisht tani, në kohën e rritjes së konkurrences për artet dhe buxhetet kulturore të zvogëluara, për shkak të shkurtimeve të mëdha në nivel kombëtar, për të forcuar vazhdimisht pozicionin e teatrove publike evropiane, nëpërmjet  lobimit që bën.

Kur u bë Teatri Kombëtar i Kosovës, pjesë e Konventes Evropiane të Teatrove?

Duke marrë parasyshë rëndësinë dhe peshën e Konventes Europiane të Teatrove, si asociacioni më prestigjioz pan-europian i teatrove publike, më karakter gjithë-përfshirës dhe dinamik, i cili prezantohet si zëdhënës i anëtareve të vet dhe si i tillë paraqet dhe mbronë projektet e përbashketa artistike dhe strategjike në nivel evropian dhe i  mbështetë, për të forcuar rolin e tyre pran institucioneve të BE-së, duke ruajtuar marrëdhënje të forta më grupet e interesit në Buksel dhe duke ofruar një çasje të privilegjuar dhe të nevojshme se si të njihën kërkesat  dhe proçeset e fondeve europiane,  Teatri Kombëtar i Kosovës pas një lobimi të fuqishëm, arriti të bëhet pjesë e kësajë organizate, në Asamblenë Gjenerale të ETC-së, të mbajtur  në Tiranë, më datat; 21-24 mars 2013.

Mëqë anëtarësimi në këtë organizatë të rëndësishme evropiane të teatrove publike, përveç se paraqet një rëndësi të vëqant, për hapjen e dyerve të Teatrit Kombëtar të Kosovës  ndaj teatrove tjera publike evropiane dhe festivaleve më prestigjioze të teatrit në Europë, në mënyrë të tërthort nënkupton veç tjerash edhe njohjen e subjektivitetit të Republikës së Kosovës si shtet dhe avancimin e kësaje njohje, nëpërmjet mundësisë se re për përfaqësim dhe prosperitet në fushën e teatrit.

Duke parë rrezikun e madh nga anëtarësimi  i Teatrit Kombëtar të Kosovës në ETC, përfaqësuesit e Serbisë më ngulm luftuan që Teatri Kombëtar i Kosovës, të mos arrinte të ishte pjesë përbërëse e kësajë konvente, por falë ngulmit, insistimit, lobimit dhe prezentimit të jashtëzakonshem të drejtoreshës së atëhershme gjenerale të TKK-së znj Elmaze Nura, Teatri Kombëtar i Kosovës në ditën e tretë të kësajë konvente, përkatësisht më datën 23 mars 2013 pranohet si anëtar më të drejta të plota në ETC.

Në atë kohë, kjo ishte fitorja më e madhe institucionale në fushën artistike, në raport më Serbinë që nga koha e pasluftes , por dhe mundësia e parë e jashtëzakonshme që i ipej TKK-së, për prezentim dinjitoz në arenën nderkombëtare  dhe për  shkëmbime ndërteatrore më teatrot publike të kësajë konvente ( përfshirë: shkëmbimin e shfaqjeve, aktorëve, regjisorëve, realizimin e punëtorive të përbashketa,trajnimin e stafit artistik dhe teknik, përkthimin dhe promovimin e veprave skenike, hapjen e mundësisë për subvencione financiare,  deri tek realizimi i projekteve të përbashketa teatrore).

Nxjerrja e Teatrit Kombëtar të Kosovës  nga ETC-ja.

Mëqë  të qenit anëtar  i Konventes Europiane të Teatrove, është një privilegj i jashtëzakonshem, në aspektin profesional dhe të prezentimit skenik, ky anëtarësim nënkupton edhe përgjëgjësi të  madhe, për të realizuar shfaqje më kreativitet të lartë artistik dhe interpretativ,të cilat do të ishin dinjitoze për prezantim në teatrot dhe festivalet prestigjioze evropiane,realizimi i të cilave do të bëhej i mundur vetem nëpërmjet përzgjedhjes rigoroze të ansambleve artistike të tyre, duke u fokusuar në konkurencën e shëndoshë të vlerave. Por pse nuk u përmbush ky kriter nga Teatri Kombëtar i Kosovës dhe cila është rruga që ndoqi mënaxhmenti i ri i TKK-së më vonë…?

Më ndërrimin e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës  dhe ardhjen e Këshillit të ri, në fund të vitit 2014 dhe fillimit të vitit 2015, një ndër hapat e parë që bëri këshilli dhe mënaxhmenti i ri, ishte që në mënyrë të heshtur dhe arbitrare t’a nxjerrnin Teatrin Kombëtar të Kosovës nga Konventa Evropiane e Teatrit.Duke mos qënë të interesuar që edhe më tutje të ishin pjesë e ETC-së, mënaxhmenti i ri shumën prejë 5000 eurosh të destinuar për të pagu kuotën vjetore të anëtarësisë në ETC e ridestinoi për të bërë dy pagesa ( ku njëra prej tyre, 1700 euro u shfrytëzua për pagesën e “mirëmbajtjes se faqes së facebook-ut të TKK-së” ).

Qellimi i nxjerrjes së TKK-së nga ETC-ja, nuk ishte vetem ridestinimi dhe keqshfrytëzimi i shumës monetare prej 5000 mijë eurosh, por  tërheqje e Teatrit Kombëtar të Kosovës nga sistemi i vlerave dhe mundësive që  përfaqësonte Konventa Europiane e Teatrit.

Si pjesë e ETC-së, TKK-ja domosdosmërisht dhe detyrimisht do të duhej t’i qëndronte besnik sistemit te mirëfillt të vlerës skenike, së pari duke respektu ligjin në aspektin e rekrutimit të veprave skenike, regjisorëve dhe aktorëve  si dhe dhënjën e mundësisë së barabartë dhe hapjen e këtij institucioni, si në relacion më artbërësit dhe artdashesit e brëndëshem, ashtu dhe më ata të jashtëm.

Tërheqja e TKK-së nga kjo organizatë nënkupton dhe ka për qëllim , tërheqjen nga sistemi i vlerave të mirëfillta artistike europiane, me qellim të degradimit të këtij institucioni  dhe invadimit të tij nga grupe profitere dhe klanore, përfshirë OJQ të caktuara, të aferta apo që mbanin në menaxhim drejtues të caktuar të TKK-së.

Siç shihet më vonë,mënaxhmenti i Teatri Kombëtar i Kosovës, në vënd që të orientohej kah vlerat teatrore europiane që përfaqëson ETC-ja, u orientua kryesisht kah ekipet dhe individet  nga Maqedonia dhe Sërbia, nëpërmjet inkuadrimit të regjisorëve dhe eskortave të tyre, që kryesisht përfaqësonin OJQ  të rajonit ( përfshirë këtu edhe regjisorin Matthew Lenton nga Skocia , i cili udhëheqë kompaninë (OJQ-ën) “Vanishing Point” në vendin e tij).

Pra nxjerrja e TKK-së si teater publik nga ETC-ja si hap i parë, kishte për qellim që këtë institucion t’a degradonte në nivelin e një OJQ-je, duke u vën në shërbim të OJQ-ve tjera vëndore dhe rajonale. 

Ky keqpërdorim dhe rrënim i sistemit të vlerave dhe konkurences së shëndoshë e dha vulen e vet edhe më rastin e përcaktimit të repërtuareve vjetore dhe punësimit të aktorëve të rinj në TKK, ku shumica e aktorëve të pranuar ishin të programuar të pranohëshin, për shkak se ishin bashkëpunëtorë të klanëve të lidhura me mënaxhmentin dhe assesi  produkt i përzgjedhjes meritore dhe profileve të caktuara që kishte nevojë TKK-ja.

Tërheqja e anëtarësisë nga ETC-ja është një krim dhe sulm gati fatal, kundrejt vlerave dhe interesave artistike-kombëtare në vënd dhe assesi nuk mund të justifikohet, më asnjë tendencë për aderim në ndonjë rrejt periferik ,apo më shkoqur ballkanik,  si psh “New European Theatre Action” - N.E.T.A (përkthyer në gjuhën shqipe i bie, “Aksioni Teatror në Evropen e Re”), apo ç’farëdo organizate tjetër minore e bashkëpunimeve kryesisht OJQ-iste.

Nxjerrja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, si teatri kryesorë publik në vënd, nga Konventa Europiane e Teatrit, nuk është vetem atak ndaj vlerave, të tanishmës dhe të ardhmës së TKK-së, por është sulm mbi interesat dhe subjektivitetin e shtetit tonë të ri, prezëntimit të tij të barabartë institucional në evropë dhe shërbimi më i mirë që ju bëhët armiqëve të këtij subjektiviteti.

Ky rrënim i sistemit të konkurences dhe vleres skenike, pasqyrohet edhe me angazhimin e klanit të njëjt të aktorëve ( të brëndëshem dhe të jashtëm ) në shfaqjet e repërtuarit të rregullt të TKK-së, duke hermetizuar skenën e TKK-së për aktorët më vlera të verifikuara skenike.

Duke mos u ndierë i monitoruar, këshilli drejtues  zgjedhi për udhëheqes artistik  një individ më precedent penal, i cili në vitin 2013 ishte zënë në hajni klasike të një vepre skenike. Ardhja e të sipërpërmendurit në krye të udhëheqjes artistike të TKK-së, përveq se ishte delikt moral, profesional dhe ligjor, i shkaktoi këtij institucioni një damkë të madhe historike e cila po vazhdon t’i zmadhohet, më skandalet e vazhdueshme që po e percjellin të njëjtin në vijimësi.

Nxjerrja e TKK-së nga ETC-ja në mungesë të monitorimit, analizes dhe vlërësimit nga ndonjë nivel kredibil profesional, i shfaqjeve të realizuara në TKK, ka lënë hapësirë  që mënaxhmenti i tanishëm, duke u lidhur më disa media dhe portale vendore, tër kohën t’a ushqejë publikun më prapagandë, duke i paraqitur si të “suksesëshme dhe ekzaltuese për publikun”, shfaqjet dhe intërpretimet deshtake dhe duke u mburrur me pjesmarrje në festivale të parëndësishme periferike dhe pa kurrëfar peshe (në të cilat, organizatorët dhe regjisorët respektiv i këmbejnë çmimet me njëri - tjetrin), në vënd që me shfaqje të nivelit të merituar artistik, të merrnin pjesë në ndonjë festival kredibil europian, sikur të ishim pjesë e ETC-së dhe t’i përmbaheshim sistemit të vlerave që ajo kërkon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco