Regjisori i jep fund grevës, nis publikimet e skandaleve në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Regjisori i jep fund grevës, nis publikimet e skandaleve në Teatrin Kombëtar të Kosovës

13:01, 28/06/2021

Regjisori Sokol Plakolli nuk është më në grevë.

Por, përmes rrjeteve sociale, ai ka nisur publikimet e skandaleve që kanë ndodhur në Teatrin Kombëtar, duke i renditur me numra, shkruan Syri Kosova.

Në publikimin numër 1, Plakolli komentoi vendimin për përzgjedhjen e ansamblit rezident të TKK-së/.

“Përpos që janë persona me krediblitet të ulët, vendimi për formimin e këtij komisioni është i pa vulosur, pra vetëm i shkarravitur me një nëshkrim formal nga kryesuesi i KD të TKK së.Si pasojë e këtij vendimi pa vulë (që nënkupton shkelje ligjore) shumë aktorë të mirëfilltë mbetën jashtë trupës rezidente dhe shumë parazit të skenës e Teatrit u akomofuan në trupën rezidente të TKK së. Shumica prej tyre janë pjesë e klanit të siq i quaj unë UDB ashave, të cilët u bënë rrogëtarët  e së keqes” shkroi Plakolli.

Po ashtu, regjisori tha se ka ardhur koha që aktorët ta nxerrin hakun e padrejtësisë që u është bërë dhe se argatët e djallit nuk e kanë vendin më ne TKK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco