Shqiptarja Ervis Gega-Dodi në krye të Filarmonisë Klasike të Bonn-it

Shqiptarja Ervis Gega-Dodi në krye të Filarmonisë Klasike të Bonn-it

13:37, 27/06/2021

Filarmonia Klasike e Bonn-it në Gjermani ka zgjedhur violinisten e famshme me origjinë shqiptare, Ervis Gega-Dodi si Drejtuese të Përgjithshme të saj. Bordi drejtues i Filarmonisë votoi unanimisht. Lajmi u publikua zyrtarisht dhe në mediat gjermane.​

Violinistja Gega-Dodi zgjidhet në këtë mënyrë pasardhëse në post e dirigjentit të njohur gjerman, Heribert Beissel, i cili e themeloi Filarmoninë Klasike të Bonn-it dhe e drejtoi atë vetë, mbi 50 vjet me radhë.​

Ishte porosia e fundit e dirigjentit Beissel, para së të ndërronte jetë pak javë më parë, që Gega-Dodi të marrë përsipër drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit. ‘Sepse ajo ka aftësitë muzikore dhe përvojën...Përveç kësaj, emri i saj është shumë i njohur në qarqet artistike, me të cilat ajo është e lidhur shumë mirë ‘, shkruhej ndër të tjera në amanetin e prof. Beissel.

Filarmonia Klasike e Bonit performon në sallat më të famshme muzikore të Gjermanisë, midis të tjerash me shumë sukses me serinë e repertorit të Klasikës Vjeneze (Wiener Klassik).​

‘Ne do ta vazhdojmë serinë e Klasikës Vjeneze. Dhe do ta përdorim skenën për artistë me famë ndërkombëtare, si dhe si trampolinë për dirigjentë të rinj, të talentuar’, u shpreh Ervis Gega-Dodi pas marrjes së drejtimit të Filarmonisë Klasike të Bonn-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco