Koloneli shqiptar publikon 12 libra për grupin më të tmerrshëm që ka njohur njerëzimi

Koloneli shqiptar publikon 12 libra për grupin më të tmerrshëm që ka njohur njerëzimi

15:11, 17/05/2021

Ushtaraku shqiptar, koloneli Dritan Demiraj ka publikuar një seri librash për organizatën terroriste Al-Qaeda që ka kryer shumë akte terroriste nëpër botë, përfrshirë rrëzimin e kullave binjake në SHBA.

 

Postimi i plotë i Demirajt:

 

Me ne fund perfundoi edhe botimi i kolanes se Al-Qaedes.

Nje pune e lodhshme studimore e nisur 15 vite me pare, kurorezoi botimin e 12 librave te grupit me te tmerrshem dhe te organizuar qe ka njohur njerezimi.

Ky grup ka qene dhe eshte pjeserisht aktiv nga Afganistani-Pakistani, ne Azine juglindore, ne Afrike ne Sahel, ne Magrebin Islamik dhe ne Somali, Arabine Saudite dhe Jemen, Siri dhe Irak, Ameriken e Veriut dhe Europe e deri ne kufirin midis Brazilit, Argentines dhe Uruguait.

Me ne fund ekspertet e vertete te mbrojtjes, sigurise dhe terrorizmit do te kene mundesi qe te lexojne analiza dhe mesime te nxjerra te cilat botohen per here te pare ne Ballkan dhe me gjere.

Shpreh bindjen se kjo kolane e perbere nga 12 libra voluminoze me rreth 6000 faqe do ti sherbeje me se miri agjensive te inteligjences, MM, MB dhe jo vetem per tu njohur me strukturat e komandim kontrollit, lidershipin, strategjine ushtarake, taktikat e sulmit, strategjine e mediave, sulmet kryesore terroriste te 10 komandave te terrorit te al-Qaedes nga viti 1993 ne Neë York e deri ne sulmin terrorist ne Somali ne vitin 2021.

D.D. Michigan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco