Teatri hap konkurs për një pozitë që nuk ekziston askund, reagon SHATK

Teatri hap konkurs për një pozitë që nuk ekziston askund, reagon SHATK

13:47, 25/01/2021

Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) me vëmendje të shtuar është duke e përcjellur procesin e përzgjedhjes së udhëheqësve të ri të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në kuadër të mandatit të shoqatës është realizuar një vlerësim i dokumenteve bazike të Konkursit Zyrtar të hapur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Gjatë këtij vlerësimi është vënë re që njëri prej dy konkurseve është në kundërshtim me ligjin për Teatër. Në Konkursin me referencë 4163/2020 specifikohet Titulli i Punës i konkursit që është “Drejtor Artistik”. Kjo pozitë, në bazë të legjislacionit në fuqi nuk ekziston fare. Teatri Kombëtar i Kosovës ka vetëm një drejtor, atë të Përgjithshëm. Njëherit ka edhe udhëheqës të ndryshëm, ndër ta edhe Udhëheqësin Artistik.

Pra, Konkursi në fjalë është hapur për një pozitë të punës e cila nuk ekziston në strukturën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Si i tillë ky konkurs nuk është valid, dhe është jo-legjitim. 

Për këtë arsye SHATK kërkon që ky konkurs të anulohet menjëherë, dhe pa humbur kohë të hapet konkursi për Udhëheqësin Artistik të TKK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco