Këta filma mund ti shikoni sonte në kinemanë Armata

Këta filma mund ti shikoni sonte në kinemanë Armata

11:01, 20/01/2021

Sonte në Kino Armata prej orës 19:00 shfaqen dy filma të Clément Cogitore, përfshirë "Braguino" (2017), filmin e shumëshpërblyer i cili flet për dy familje të izoluara në tajgën siberiane, ku tensioni dhe frika i japin kuptim gjeografisë së një konflikti të kahmotshëm.

Para filmave të Cogitore do të shfaqet filmi i shkurtë "Stories I heard influenced my false nostalgia" i Vlera Azizit, studentes së Neo_School / Modulit joformal për prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë, të organizuar mes 14 shtator - 16 tetor 2020 në Kino Armata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco