'Time' zgjedh edhe flamurin e Kosovës për ta ilustruar 'Guardians of the year'

'Time' zgjedh edhe flamurin e Kosovës për ta ilustruar 'Guardians of the year'

16:41, 14/12/2020

Piktura e artistes kosovare, Mimoza Rraci, është bërë kartë postare në Tajlandë dhe po e njëjta është publikuar edhe në revistën prestigjioze amerikane 'Time', për të ilustruar 'Guardians of the year'.

'Time' ka publikuar një artikull të gjatë, i cili flet për punën e punonjësve shëndetësorë gjatë pandemisë dhe kontributin e tyre të çmuar në këtë kohë, ku fatëkeqësisht pati vdekje të shumta edhe nga komuniteti i tyre.

Në mesin e fotografive ilustruese të punëtorëve shëndetësorë gjatë pandemisë, është edhe piktura e Mimoza Racit, në të cilën shihet flamuri i Kosovës.

Në këtë pikturë shfaqet një mjeke që në maskën e saj ka flamurin e Kosovës.

E përzgjedhja e 'Time' e ka bërë të lumtur artisten nga Kosova.

Ket’ nuk e prisja. TIME nji prej gazetave me te famshme ne bote ka postuar punen time per t'i falenderuar Guardians of...

Posted by Mimoza Rracit on Monday, December 14, 2020

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco