Nekrolog i shkurtër për Muharem Fejzo (1933-2020)

Nekrolog i shkurtër për Muharem Fejzo (1933-2020)

13:50, 23/11/2020 Nga Enver S. Morina

Kineasti Muharem Fejzo, skulptor, skenograf i operash, grimior filmi, piktor, regjisor i estradës, poet, autor dramash, aktor teatri, aktor filmi, regjisor i filmave televiziv, regjisor i filmave dokumentar, dekorues e kompozitor i shfaqjeve në teatër, skenarist e bashkëskenarist e mbi të gjitha regjisor i filmave artistik, iku në amshim!

Për herë të parë emrin e Tij e kam hasur si aktor figurant te “Furtuna” (1959) e “Debatik” (1961) dhe grimin te “Debatik”, asistent regjisor të dy filma të vitit 1969 “Përse bie kjo daulle” dhe të “Njësiti gueril”, do realizoj si regjisor filmin “Montatorja” (1970). Për 20 vite, si regjisor dhe në disa prej tyre skenarist, ka realizuar edhe 13 filma të tjerë artistik: “Kapedani” (1972), “Operacion “Zjarri” (1973), “Shpërthimi” (1974), “Fijet që priten” (1975), “Gunat mbi tela” (1975), “Pranverë në Gjirokastër” (1978), “Mësonjëtorja” (1979), “Mëngjese të reja” (1981), “Thesari” (1981), “Një emër midis njerëzve” (1982), “Pranverë e hidhur” (1985), “Binarët” (1988) dhe “Muri i gjallë” (1990).

Një nga bashkëbisedimet me një miqësi pritjeje, me një mirësi shprehjeje, me një përkushtim rinie, me një dije të freskët, me një fisnikëri të paparë, me një urtësi udhërrëfyese, vetëm si më Të!

Edhe atëherë kur Unë i shpjegoja në mbamendje naive pas përurimit të librit “Të pathënat” (30 tetor 2015). Fatmirësisht, si shumica e intervistave edhe kjo më Muharem Fejzon në apartamentin e Tij (28 maj 2013) është realizuar më zë. Kineasti përherë shkruan me gjuhën e filmit.

Bashkëbisedimin e bëmë më rastin e 80 vjetorit të lindjes. Ka folur gjatë për veprimtarinë artistike në përgjithësi e në veçanti për takimin e parë me pëlhurën e kinemasë, përpjekjet e para për të hyrë në Lice, si u bë shkas një kërcim për premtimin për regjistrim në Lice, si e nisi artin e skulpturës me Zonja Çure, si nisi si grimior për të vazhduar më tej si regjisor, lidhjet e para me Lazër Filipin, transferimi në Kukës, njohja me Zef Grudën, takimi me malësorin dhe biseda për Pjetër Llesh Dodën, premtimet e ministrit Thoma Deliana, për qëndrimin në një pavijon rehabilitimi në Tiranë, kush ishte figura kyçe në ndihmë regjisorit, për themelimin e Kinostudios, fillimet e kinematografisë shqiptare, për Vaskë Aristidhin, gërshetimet mes filmit artistik e dokumentar, cili zhanër filmik sipas regjisorit është i pastër, për grimin e rolit te Leninit, marrëdhëniet mes gjuhës së filmit dhe letërsisë, për çastet e fundit me Sandër Prosin, ku mbetën xhirimet me Sandrit te fillimet e filmit “Pranverë e hidhur”, për të pathënat e Ali Pashë Tepelenës, për bisedën me Bekim Fehmiun, me Kadri Roshin, Petrit Rukën, për kineastët e rinj, falënderimet, përkushtimet, etj.

Sa ishte në mesin tonë dhe tashmë në kujtimin më të mirë, Muharem Fejzo me mirësi, këshillat, fisnikërinë e Tij mbetët i përhershëm, aty ku e takova, në Arkivin e Filmit dhe te akademia “Marubi” në Tiranë, në Festivalin Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës, në shtëpinë e Tij ...

Kineastëve, të afërmeve dhe më të dashurve të regjisorit Muharem, zonjës Nadi, fëmijëve Alkanit e Artidit ngush’llime! Dhe të tjerëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco