VIDEO/ “Derë e Hapur” në Oscar, producenti i filmit tregon sekretet në 'Kafe shqeto'

VIDEO/ “Derë e Hapur” në Oscar, producenti i filmit tregon sekretet në 'Kafe shqeto'

16:48, 28/10/2020

Filmi “Derë e Hapur” me regji të Florenca Papas, është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”.

Eno Milkani, një ndër producentët e filmit dhe i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe shqeto” në Syri tv ka treguar më shumë për rrugëtimin dhe suksesin e këtij filmi.

“Është një projekt që ka nisur para katër vitesh mes një bashkëpunimi mes meje dhe regjisorit Florenc Papas. Komisioni që ishte ngritur për të përzgjedhur filmin që kush do përfaqësoj Shqipërinë në Oscar vendosi për këtë të fundit. Është një ndjesi e bukur sepse është e vështirë të vendosësh sepse ne jemi mes kolegësh”, u shpreh Milkani.

Ndërkohë, filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare, e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco