Kur shkrimtarët bënin letërsi dhe histori...

Kur shkrimtarët bënin letërsi dhe histori...

10:54, 20/10/2020

Në fundvitet e tetëdhjeta dhe ato të fillimit të nëntëdhjetave, shkrimtarët e Kosovës, bënin letërsi dhe histori njëherësh. 

Në  rrethanat e përfshirjes në Lëvizjën kombëtare (në rezistencës institucionale paqësore), që e vuri në binarët historik shtetin e Kosovës, nuk u la  manash as letërsinë. 

Po ashtu, edhe institucioni i tyre, Shoqata e Shkrimtarëve, u përkujdes që krjimtaria letrare të  çmohet dhe të nderohet si vlerë kulturore dhe shpirtërore. "Masë" e këtij vlerësimi pamëdyshje ishte edhe çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve për veprën e vitit, me ç'rast laurati ndante meritat me të gjithë.  

Çaste të tilla, pata nderin të përjetoj, në dhjetor të vitit 1991, me rastin e dorëzimit të çmimit vjetor të Shoqatës për vepën "Prapë vdekja", ku ishin të pranishëm  shumë nga shkrimtarët e brezit të artë të letërisës së Kosovës nga Vehap Shita, Teki Dërvishi, Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Bajram Sefaj, Milazim Krasniqi e të tjerë. 

(Përkujtesa u bë në saje të fotove nga dokumentacioni i Adnan Merovcit.)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco