Statistikat për kulturën, ja cili teatër kishte më së shumti shikues gjatë 2019-s

Statistikat për kulturën, ja cili teatër kishte më së shumti shikues gjatë 2019-s

17:21, 16/10/2020 Nga Blerta Agushi

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kulturës” për vitin 2019, shkruan Syri Kosova.

Teatri me më së shumti shikues për vitin 2019 po del të jetë teatri “Oda”. 44 shfaqje të këtij teatri dhe në reprizat që janë shfaqur janë shikuar nga 15 mije e 13 shikues.

Në vendin e dytë sipas ASK-së është Teatri Kombëtar më shikues total 14 mijë e 548, ndërsa numri i shfaqjeve  gjatë vitit 2019 ky teatër ka realizuar 118 repriza, shkruan Syri Kosova

Ndërsa në vendin e tretë është rreshtuar Teatri i Fëmijëve “Dodona”, ku janë shfaqur 132 shfaqje teatrale dhe reprize ndërsa janë shikuar nga 12mije 673 shikues./Syri Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco