Pakistani bllokon TikTok-un

Pakistani bllokon TikTok-un

17:19, 09/10/2020

Autoritetet pakistaneze njoftuan të premten se e kanë bllokuar aplikacionin TikTok pasi nuk e ka larguar përmbajtjen e pamoralshme dhe të padenjë.

Ky vendim i mor nga Autoriteti i Telekomunikacionit, i cili njoftoi përmes një deklarate se ndaj aplikacionit të famshëm ka pasur ankesa, shkruan Reuters.

“Duke e parë numrin e ankesave nga segmente të ndryshme të shoqërisë kundër përmbajtjes së pamoralshme dhe të padenjë në aplikacionin për shpërndarje të videove, TikTok, Autoriteti Pakistanez i Telekomunikacionit ka lëshuar udhëzime për bllokimin e aplikacionit”, thuhet në deklaratë.

Zyrtarët e aplikacionit që është në pronësi të një kompanie kineze nuk kanë qenë menjëherë të qasshëm për koment pas vendimit të Pakistanit.

Autoriteti Pakistanez i Telekomunikacionit tha se TikToku është informuar se rregullatori është i hapur për angazhim dhe do ta rishikojë vendimin, varësisht nga një mekanizëm që TikToku do ta përdorë për ndryshimin e përmbajtjes së paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco