'Trio Zajazit' rikthehet pas pese? dekadash ne? Shkup

'Trio Zajazit' rikthehet pas pese? dekadash ne? Shkup

15:00, 08/10/2020

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV sjell koncertin tematik- premierë dedikuar grupit “Trio Zajazi”

Epoka e artë e “Trio Zajazit” rikthehet pas pesë dekadash në Shkup përmes artistëve të ansamblit nacional.

Biografia e solistit Rexhep Zajazi, këngët më të bukura, karakteriatikat e karrierës e interpretimit, të pathënat për jetën e tij, vinë ekskluzivisht për ju në koncertin premierë që për herë të parë i dedikohet këtij protagonisti që la gjurmë të pashlyeshme në avancimin e muzikës autoktone, në veçanti asaj kërçovare në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta!

Koncerti mbahet me 10 tetor 2020 në sallën e tv 21, në orën 14:00. Për shkak të respektimit të protokoleve anti - Covid numri do të jetë i kufizuar dhe spektatorët në sallë do të jenë vetëm me ftesa speciale.

Për të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e grupit “Trio Zajazi” tv 21 do ta sjellë këtë eveniment madhështor përmes transmetimit në të gjitha rrjetet televizive.

Koncerti është pjesë e programit vjetor miratuar nga M. Kulturës në R.M.V!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco