Librit 'Dardania – antika, mesjeta', zbërthen çështje të pandriçuara

Librit 'Dardania – antika, mesjeta', zbërthen çështje të pandriçuara

17:27, 03/10/2020

Në ambientet e Bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj u bë promovimi i librit “Dardania – antika, mesjeta” të historianit Jusuf Buxhovi.  Interesimi për promovim ishte shumë i madh, edhe përkundër kufizimeve që kanë të bëjnë me pandeminë. Drejtoresha e Bibliotekës së Qytetit, Teuta Demiri, falënderoi autorin për donacionin prej katërdhjetë librash nga opusi i tij, me ç’rast tha se kjo i ndihmon pasurimit të fondit të librave në rrethanat kur për këtë mungojnë mjetet e nevojshme, por njëherësh theksoi se promovimi i këtij libri i jep impulse pozitive jetës kulturore të qytetit.

Në emër të Klubit të Intelektualëve të Ferizajt, profesor Enver Zhinipotoku, përshëndeti autorin për qasjen konstruktive ndaj historiografisë në kontekstin e rivlerësimeve të saj në përputhje me faktet dhe argumentet që sot mund të shfrytëzohen, ndërsa rreth librit “Dardania – antika, mesjeta” tha se mëton të zbërthejë çështje të pandriçuara sa duhet, por edhe të heq pluhurin jo të paqëllimshëm të historiografisë serbe, të veshur me propagandë dhe mitologji nga shekujt XIX dhe XX. 

“Dhe, kjo ka bërë që Buxhovi si historian i zellshëm në këto njëzet vitet e fundit, për ta nxjerrë historiografinë shqiptare nga kthetrat dhe kuaziinterpretimet  serbe dhe klishetë doktrinare shqiptare, të fytyrua nga historiografia shqiptare në përgjithësi, gjë kjo që ka  tronditur deri në themel historiografinë serbe dhe diskursin e saj për  Kosovës. “ Tutje, Zhinipotoku vazhdoi  me atë se “propaganda serbe e qindvjetësishit XIX, termin Dardani, e shndërroi në Kosovë, madje gjatë pushtimeve e mitizoi në Stara Srbija (Serbia e Vjetër), për të arsyetuar pushtimet e saj në viteve 1878, 1212-12, kur trojet shqiptare u ndanë në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në dhjetor 1913 nga Fuqitë e Mëdha.

Duke u ndërlidhur me këto konstatime, autori i librit, tha se historiografia serbomadhe e shekullit XIX dhe XX i ka shërbyer politikës hegjemoniste serbe, synimi i të cilave kanë qenë trojet etnike shqiptare, gjë që shumë prej tyre edhe i ka arritur nga viti 1878 e këndej.  

Për t’ua krijuar platformën historike këtyre pushtimeve dhe veçmas shtetit serb të pranuar në Kongresin e Berlinit jashtë etnisë historike, historiografia serbe ka zgjedhë rrugën e falsifikimeve ndër më flagrante të dokumenteve historike nga mesjeta, duke i rishkruar, ose duke i përpunuar në përputhje me  qëllimet  e shtruara. 

Në shënjestër të kësaj veprimtarie kanë qenë çështja e konvertimit të Tribalëve (fis ilir-dardan) në serbë dhe të dinasitisë Nemanjane nga Rasha me origjinë tribale, në shtet mesjetar serb. Kësaj i është bashkuar edhe konvertimi i krishterimit ortodoks në kishë ortodokse serbe , gjoja autoqefale, nga shekulli XIII, edhe pse ky është një falsifikim, ngaqë asokohe (në vitin 1219) nuk pati autoqefali të kishës ortodokse serbe, pos një autonomi të Peshkopatës së Zhiçës nga ajo e Ohrit, e cila,  në vitin 1275 do të anulohet dhe serish do të vazhdojë të jetë nën Peshkopatën e Ohrit deri nga fundet e shekullit XIV.

Duke bërë fjalë për këto falsifikime, autori theksoi se në veprën më të re, në pjesën e Shtojcës, ka paraqitur veprat e 34 autorëve bizantinë dhe kronistëve të tjerë të kohës, nga ajo  perandorit e Porfyrogenitit e deri te Kantakuzini, të cilët njohin Tribalët dhe Tribalinë dhe assesi serbët e as Serbinë mesjetare. Krahas tyre, janë paraqitur edhe kronikat tjera  bizantine, siç është vepra e Halkokondilit e G. Pahemije e të tjeraa, që po ashtu, tregojnë se Rasha Nemanjane ishte tribale.

“Në përputhje me këto dokumente, historiografia institucionale shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, duhet, të ridefinojë qëndrimet rreth mesjetës dhe veçmas rreth Rashës dhe dinastisë Nemanjanje, duke e parë atë në kuadër të etnisë ilire-dardane. PO ashtu, duhet të ridefinohet edhe çështja e krishterimit ortodoks, në mënyrë që të nxirret nga kthetrat e përvetësimeve serbe, ngaqë iliro-dardanët kanë pranuar krishterimin nga koha e zyrtarizimit në shekullin IV, ndërsa sllavët e kanë pranuar atë pjesërisht në shekullin IX.”

Sipas autorit, ridëfinimi i krishterimit në përputhje  me realitetet historike, pra që ai të shihet si pjesë e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të ilirëve-arbërorëve dhe shqiptarëve nga shfaqja e tij në Ilirik dhe jashtë përvetësimeve hegjemoniste serbe, është i domosdoshëm, meqë me të ndikohet që Mesjeta të kthehet në hallkë ndërlidhëse të identitetit historik,etnik dhe shpirtëror të shqiptarëve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco