Konferenca e parë “Rinia dhe Kultura”, del me rekomandime për MKRS

Konferenca e parë “Rinia dhe Kultura”, del me rekomandime për MKRS

12:18, 01/10/2020

Në Prishtinë është mbajtur Konferenca “Rinia dhe Kultura”-Edicioni i Parë, e organizuar nga Cult Club, ku u diskutua për zgjerimin e përfshirjes së të rinjve në aktivitetet artistike dhe jetën kulturore në përgjithësi.

Pjesëmarrësit kanë folur për pasojat e pandemisë në angazhimin rinor në aktivitete të ndryshme kulturore si dhe për Strategjinë për Rininë, që e ka hartuar Ministria e Kulturës dhe Sporteve.

Të rinjtë që merren me art, studiojnë dhe krijojnë, shprehën nevojën për një mbështetje më të madhe nga shteti për aktivitetet kulturore.

Gëzim Hasani, koordinator i konferencës tha se ky projekt është një mundësi e mirë për të diskutuar dhe për të dalë me ide e propozime të reja, se si mund të angazhohen më tepër të rinjtë në jetën kulturore.

“Konferenca e parë ‘Rinia dhe Kultura”, është një ngjarje e shumëpritur, sepse fare pak diskutohet për këtë temë. Gjatë diskutimeve, dolën edhe rekomandime interesante për institucionet”, ka thënë Hasani.

Në fund të konferencës , organizata Cult Club, ka nxjerrë edhe disa rekomandime për MKRS-së dhe Departamentin e Rinisë, që do t’u dorëzohen zyrtarëve kompetentë. Në fokusin e rekomandimeve, është rritja e mbështetjes financiare për projektete rinore në kulturë, inovacionet në art etj.

Konferenca, është e para e këtij lloji dhe synon të bëhet një aktivitet tradicional, ku të rinjtë mund të diskutojnë dhe të japin ide të reja se si të përfshihen më tepër në art e kulturë.

Kjo ngjarje është mbajtur në kuadër të Festivalit vjetor për të rinjtë Summer Cult, Edicioni i Shtatë dhe është mbështetur nga MKRS-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco