Pacolli publikon fotot e operas që nuk e ndërtoi dot sa ishte në pushtet

Pacolli publikon fotot e operas që nuk e ndërtoi dot sa ishte në pushtet

20:35, 21/09/2020

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka publikuar fotot e operas, për të cilin sa ishte në pushtet nuk ka mundur dot ta ndërtoi, shkruan Syri.net Kosova.

Ai madje ka treguar se kurrë s'ka pasur forcë për t'i lëvizur gjërat përpara.

"Unë kurrë nuk kam pasur forcë politike për të lëvizur gjërat në mënyrën që unë e kam parë të arsyeshme, në dy mandatet sa isha në qeveri. 
Unë propozova dhe insistova që Prishtina e re të ndërtohej në Hajvali ( ne afërsi të pallatit të drejtësisë), duke filluar nga Administrata shtetërore e tutje.  
Financimi i kësaj opere do të bëhej nga konstrukcioni modern financiar që korporata Mabetex ka eksperiencë dhe qasje të plotë, pa e prekur fare buxhetin e shtetit.  
Fatkeqësisht, askush nuk më mbështeti kurrë në këtë projekt dhe asgjë nuk u bë, siç ndodhi në 20 vitet e fundit", ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i plotë:

Unë kurrë nuk kam pasur forcë politike për të lëvizur gjërat në mënyrën që unë e kam parë të arsyeshme, në dy mandatet...

Posted by Behgjet Pacolli on Monday, September 21, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco