Mjeshtër i papërsëritshëm i aktrimit/ Meta i uron 80 vjetorin e lindjes, aktorit Reshat Arbana

Mjeshtër i papërsëritshëm i aktrimit/ Meta i uron 80 vjetorin e lindjes, aktorit Reshat Arbana

17:21, 15/09/2020

Presidenti Ilir Meta i ka uruar 80 vjetorin e lindjes, aktori të njohur shqiptar, Reshat Arbana.

Meta e përshkruan Arbanën si një mjeshtër të papërsëritshëm të aktrimit.

‘Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrimit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e Tij të lindjes!

Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat.

Me padurim presim ta rishohim në role të reja!

Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera!’\

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco