Teatri ‘Teras’ i regjisorit shqiptar që po nxjerr emra të talentuar në tregun e kinemasë turke

Teatri ‘Teras’ i regjisorit shqiptar që po nxjerr emra të talentuar në tregun e kinemasë turke

12:19, 03/08/2020 Nga Erdonit Hoxha

Shyqyri Çaushaj, aktori dhe regjisori shqiptar karrierën e tij artistike po e vazhdon në Turqi.

Atje, ai ka krijuar teatrin e tij, të quajtur Teatri ‘Teras’, i cili për gjatë tre vjetësh ka nxjerr tre breza të aktorëve, që kanë nisur sukseset e para në botën kinematografike.

Tri vitet e suksesshme, kanë bërë që Çaushaj të nis përgatitjet për sezonin e katër në fillim të shtatorit.

Për Syri.net Kosova, ai ka treguar rreth punës në këtë teatër.

“Në këtë studio, përpos studimeve teatrore, një pjesë e rëndësishme e vitit i kushtohet aktrimit para kamerës, ku përpunohen edhe portofolet e tyre për të marrë pjesë në serialet turke” tha ai.

Image

Po ashtu, regjisori theksoi se deri më tani janë bërë 3 premiera shfaqjesh, që vazhdojnë të shfaqen në teatër, me aktorë teatri, të filmave artistik dhe serialeve televizive.

Madje, Çaushaj tregoi edhe aktorët të cilët janë pjesë e serialeve turke, pas përfundimit të studimeve.

“Serra Pirinç, Emrah Akduman, Asir Gundogdu, Ozan Oktu, Yusuf Ozhan Tali, Defne Kar, Aysel Nur Cin, e të tjerë, janë aktorë që tashmë po i shohim në seritë turke, të cilët diplomuan në teatrin “Teras”” shtoi regjisori.

Pos atyre me nacionalitet turk, teatri tij ka edhe aktorë shqiptarë. Shpresa Gërxhaliu, Kastriot Hetemi dhe Ftesa Hazrolli janë disa nga emrat që karrierën e tyre do e ndërtojnë nga mësimet e Shyqyri Çaushajt.

Image

Ky teatër nuk do ndalet dhe për Syri.net Kosova, Çaushaj tregoi edhe synimet e tij.

“Synimi im është të ndërtoj trupën time të aktorëve për teatrin me të cilët mendoj të vazhdoj të bëjmë shfaqjet dhe filmat e radhës” tha në fund regjisori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco